FAQE PER BASTE ONLINE -- albitri.com

October 26, 2015

BASTE TË SIGURTA --SURE BET

Arbitrage Betting apo Sure Bet siç është bërë e njohur,ka filluar të bëhet shumë e famshme ndër lojtarët që merren me baste futbolli. 
Arsyeja është se me këtë mënyrë ne mund të fitojmë pa u merakosur se si do vijë rezultati i ndeshjes që po lozim! 
Lexoni më poshtë artikullin ku e analizojmë hollësisht këtë mënyrë. 


KUR LOZIM NJË SURE BET -BAST TË SIGURT. 
Ne lozim Sure Bet kur jemi në gjendje të vendosim bast në të gjitha opsionet e një ndeshjeje  psh 1 X 2 .dhe të dalim të fituar! ...

KUSH ËSHTË ARSYEJA QË SHFAQEN MUNDËSITË PËR SURE BET-BASTE TË SIGURTA? 
1) Zakonisht janë 3 kompani të mëdha bastesh që nxjerrin të parat kofiçentët e një ndeshjeje. Kompanitë më të vogla që nuk kanë eksperiencë apo logjistikën e duhur presin këto 3 kompani dhe atëherë   japin kofiçentët. Tani këto kompani për të tërhequr lojtarë në faqet e tyre japin kofiçentë më të lartë se mesatarja duke krijuar kështu mundësi për arbitrage! 

2) Siç e dimë kompanitë e basteve fitojnë pavarësisht rezultatit të një ndeshjeje . (shiko këtu fitimin që kanë).
Pra psh në qoftë se 20 veta kanë luajtur një ndeshje over 2.5 gol dhe 20 të tjerë under 2.5 gol, kompanisë nuk i intereson si do vi ndeshja sepse ka siguruar fitim para ndeshjes. Çbëhet tani sikur një ndeshje 30 veta kanë lozur over 2.5 dhe vetëm 10 under 2.5? Atëherë kompania rritë kofiçentin e under 2.5 që të afrojë lojtarë për ta luajtur këtë bast në mënyrë që lekët e lojtarëve që kanë lozur over të jenë njësojë me lekët e lojtarëve që kanë lozur under. Pra ofrohet mundësia për Sure Bet -Baste të Sigurta.
SHËMBULL PËR BASTE TË SIGURTA 
Po marrim rastësisht ndeshjen Monterrey -Chelsea FC 
Kompania 1  jep kofiçentin 2.10 për over 2.5 gol 
Kompania 2 jep kofiçentin 2.29 për under 2.5 gol 
E zëmë se kemi 100€ për të luajtur. 
Atëherë ne luajmë :
52,16€  ----over 2.5 --te kompania 1         
47.84 -----under 2.5 --te kompania 2                                   
52.16 X 2.10 =109.54 
47.84 X 2.29=109.55 
Pra sido që të vijë ndeshja ne jemi të fituar 9.5 € !!

( Ka shume llogaritese online per te gjetur shumen e lekeve qe duhet te vendosim ne cdo bast,te rasti yne per shumen 100 euro e ndame ne 52.16-over dhe 47.84-under qe te kemi fitim cfaredo rezultati te vije)

Ç'DUHET TË DISH PARA SE TË MERRESH ME SURE BETS -BASTE TË SIGURTA 
1) Gjëja e parë siç e kuptuat është të hapni llogari në shumë kompani bastesh. Sepse psh duhet të lozësh në një kompani 1 në një tjetër X në tjetër 2. Regjistrohuni në kompanitë që ju rekomandojmë ne (kliko ketu per kompanite e basteve) dhe do ju dërgojmë ndeshjet që lozim ne. 

2)Duhet të hapni llogari skrill (kliko ketu per skrill) se shumë kompani kanë tarifa për tërheqje lekësh në bankë kurse me skrill nuk ekzistojnë tarifa as për depozitim as për tërheqje.

PER CDO GJE NA KONTAKTONI.

No comments :

/>