FAQE PER BASTE ONLINE -- albitri.com

October 21, 2015

HANDIKAPI AZIATIK -ASIAN HANDICAP (PJESA 1)

Handikapi Aziatik është një llojë loje shumë e përhapur në baste për faktin se kur lozim Handikap ne zgjedhim midis 2 basteve në të kundërt me tradicionalen psh 1 X 2 duke rritur mundësitë për fitim nga 33 % kur na ofrohen 3 baste  (1×2 ) në 50%. 

Një faktor tjetër që lojtarët preferojnë Handikapin Aziatik është dhe ofrimi i kofiçentëve më të lartë në krahasim me tradicionalet 1x2, 1x, x2, etj sepse fitimi i kompanive është më i vogël në këtë llojë basti....
Shumë lojtarë në Shqipëri nuk e frekuentojnë për faktin se kur e shikojnë në një kompani që e ofron ju duket i pakuptueshëm por në të vërtetë nuk është kështu! Na ndiqni më poshtë dhe pasi ta keni kuptuar këtë llojë basti jam i sigurt se do ta aplikoni që nesër për faktorët që thamë 1) kemi shanse më të larta për fitim 2) kompanitë kanë fitim të ulët në këto llojë bastesh.

LLOJET E HANDIKAPIT AZIATIK 

1) Asian Handicap  0 ose Asian 0.0 
Ky llojë basti është njësoj si Draw No Bet  (Përjashtohet Barazimi )
Fitoni kur fiton skuadra që keni bastuar, humbisni kur fiton skuadra tjetër kurse në rast barazimi kthehet basti pas, as humbisni as fitoni



2) Asian Handicap  -0.5 dhe +0.5 
Kur zgjedhim të fitojë skuadra me -0.5 para domethënë që skuadra duhet të mbulojë gjysëm goli pra të fitojë që të fitojmë bastin kurse kur zgjedhim skuadrën me +0.5 fitojmë kur fiton kjo skuadër dhe kur ndeshja vjen barazim

3 ) Asian Handicap  -1 dhe +1Kur zgjedhim të fitojë skuadra me -1 kjo domethënë që duhet të mbulojmë 1 gol në disavantazh. Fitojmë kur skuadra me -1 fiton me dy gola e lartë kurse po fitoi me një gol atëherë na kthehet basti pas.Kur zgjedhim skuadrën me +1 kjo domethënë që ka 1 gol avantazh pra fitojmë kur ndeshja vjen barazim ose fiton skuadra që kemi zgjedhur. 

4) Asian Handicap -1.5 dhe +1.5 Kur zgjedhim skuadrën me -1.5 atëherë fitojmë kur kjo skuadër fiton me 2 gola e lartë. Kurse me barazim dhe fitore me 1 gol humbasim sepse skuadra tjetër ka 1.5 gola avantazh. Kur zgjedhim skuadrën +1.5 atëherë fitojmë kur kjo skuadër humbet me 1 gol diferencë, në rast barazimi, dhe sigurisht kur fiton ndeshjen. 

E njëjta logjikë zbatohet për Handicap -2,+2, -2.5,+2.5. .e kështu me rradhë .
MBANI MEND SE ASIAN HANDICAP KA KOFIÇENTË MË TË LARTË SE BASTET E TJERA ME TË CILAT NGJASON PSH ASIAN 0.0 DHE DRAW NO BET ËSHTË E NJËJTA GJË -PËRJASHTOHET BARAZIMI POR DO TË SIGUROJMË KOFIÇENTË MË TË LARTË. NA NDIQNI NË ARTIKUJË TË TJERË PËR ASIAN HANDICAP. 

No comments :

/>