FAQE PER BASTE ONLINE -- albitri.com

October 1, 2015

MENAXHIM KAPITALI -BANKROLL MANAGEMENT

Menaxhim Kapitali
Bankroll Management apo Menaxhim i Kapitalit siç mund ta quajmë në shqip, është çelësi për tu bërë
 një lojtarë pokeri i suksesshëm . Pa njohuri dhe aftësi për të zbatuar këtë princip, çdo lojtarë pokeri sado mirë që të loz, është i dënuar në mënyrë matematikore për të falimentuar! 

Çfarë është Manaxhimi i Kapitalit?
Kapitali këtu i referohet shumës së lekëve që ne zotërojmë vetëm dhe vetëm për të luajtur poker.

Pra para se të fillojmë që të luajmë poker, do sigurojmë në fillim një shumë lekësh që do ta përdorim vetëm për të luajtur. (Do të depozitojmë këtë shumë të gjithën në portalin që lozim   dhe nuk do bëjmë më as depozitim tjetër dhe as tërheqje deri sa të kemi arritur një objektiv.
Menaxhimi i këtijë Kapitali do të na japë mundësinë që mos të falimentojmë (që ditën e parë), po në kombinim dhe me strategjinë që do të zbatojmë në lojën tonë ,të shumojnë lekët tona gradualisht që është dhe objektivi jonë. Kush ka preferenca të tjera, pra të loz nën efektin e gjendjes psikologjike të keqe sepse humbi me dy asa dhe të vete all-in kot dorës tjetër, apo ka pirë gjithë ditën dhe futet të loz poker etj, është më mirë të vete në ndonjë kazino të lagjes dhe të shtypë butonin duke mos e vrarë shumë mëndjen për këto që po diskutojmë!
Së pari dua të theksojë se ky artikull i referohet lojës cash  dhe holdem ,po që aplikohet edhe në tournament me disa ndryshime. Pra siçë e dimë në cash në bazë të blinds 
ka lojë 0.25-0,5  , 0,5-1 , 1-2 ....e kështu me rradhë. Arsyeja  që ne duhet të zgjedhim me kujdes se në cfare limiti do të luajmë pra psh 0,5-1 apo 1-2 . blinds etj, buron nga variacioni  (variance).Variacioni është një term që përdoret për të përshkruar ngjitje -zbritjet në poker pra humbje -fitimet. Në qoftë se lozim poker për një kohë të gjatë, do shohim se ka periudha ku ne do humbim lekë vazhdimisht,por kjo do ndodhë edhe në qoftë se ne lozim shkëlqyer,letrat që na ndahen nuk janë në favorin tonë. Kur kjo ndodhë dhe ne nuk menaxhojmë si duhet kapitalin tonë, atëherë do të falimentojmë! Pra humbjet e njëpasnjëshme  (downswings ) që janë të pashmangshme për shkak të variacionit, mund të përballohen me Menaxhimin e saktë të Kapitalit.
Le të japim një shembull :
1)Kapitali jonë është 2000$.
Atëherë na lindë pyetja se në cilin limit do të luajmë, 0,10 -0,25blinds  ; 0,25 -0,50 blinds; 0,50 -1 blinds  .......10-20 blinds?
Së pari të shpjegojmë se shuma më e madhe e lekëve që mund të vendosim në tavolinë eshtë zakonisht sa 100 -fishi i big blind, psh në tavolinën me 0,5-1  , shuma më e madhe është 100 x 1 =100$.Kjo shumë quhet buy-in.
Atëherë rekomandimi më i mirë që jepet nga profesionistët është që ne të lozim në atë limit kur Kapitali jonë është 20 herë sa buy-in. Pra siç thamë më lartë ne zotërojmë 2000$ atëherë limiti më i madh që mund të marrim pjesë është 0,5-1 blinds  (1x100 =100$ buy-in, 20x100 =2000$).

Ky është principi i Menaxhimit të kapitalit(Bankroll Management ) në poker. Në qoftë ne nuk plotësojmë këtë kriter atëherë zbresim limit, psh në raste humbjesh të njëpasnjëshme Kapitali jonë zbret në 1000$ ,atëherë duhet të luajmë në tavolinë me 0.25 -0.5 blind  (0,5 x 100 =50$ buy-in, 50 x 20 =1000$ Kapitali ).Nuk është e thënë që të kemi 1000$ ,mund të kemi 1300. ..por kriteri i mësipërm nuk nuk na lejon të lozim 0,5 -1  deri sa të zotërojmë 2000$.Tabela e mëposhtme jep detaje se ku duhet të lozim në bazë të kapitalit që kemi.   Bankroll=Kapitali
NL Holdem
BlindsBankroll
5c/10c$200
10c/20c$400
25c/50c$1,000
$0.50/$1$2,000
$1/$2$4,000
$2/$4$8,000
$5/$10$16,000
$10/$20$40,000
$25/$50$100,000
$50/$100$200,000
KONKLUZIONI
Në qoftë se keni ndërmend të fitoni lekë në poker, atëherë është jetike që të praktikoni Menaxhimin e Kapitalit. Nëse nuk e bëni atëherë jeni të destinuar të falimentoni, sado mirë që të luani poker. Siç thamë më lartë Variacioni nuk shmanget dot por vetëm kurohet me Menaxhim Kapitali.

No comments :

/>