FAQE PER BASTE ONLINE -- albitri.com

October 10, 2015

Në Evropë apo në Evropian?

Në Evropë, apo në Evropian? 
Ndeshja  me Serbinë i kaloi historisë e cila është e ngjeshur me ngjarje, më shumë negative se sa pozitive, madje vetëm negative do të theksoja, midis dy kombeve. Disa duan të ndërhyjnë në trurin e shqiptarëve, të cilët e kanë moralin përtokë, duke dashur me qëllim që ata të besojmë se dolën të fituar nga kjo sfidë! 'Shqiptarët treguan se janë të cilivizuar shprehen nga mëngjesi deri në darkë! Është si ajo puna me luanët që pasi i ke mbyllur në kafaz, lejon delet të parakalojnë para tyre dhe pastajë mahnitesh nga sjellja e civilizuar e luanëve! ! Janë këta që në parlament shajnë njëri tjetrin nga familja, dhe me të gjitha epitetet negative që përmban gjuha shqipe duke reklamuar ne shqiptarëve në botë në mënyrën më negative. E pra këta paskan  mësuar termin kulturë kohët e fundit dhe mundohen ta aplikojnë te populli, duke anashkaluar veten e tyre! Po a dëshironin Shqiptarët një kulturë të tipit Enver për ndeshjen me Serbinë?  Të gjithë do të shpreheshin se duhet të merreshin masa të rrepta nga ana e policisë po kurrësesi t'iu mohohej e drejta për të shkuar në stadium i cili u mbush me politikanë barkqelbur e nëpunës sahanlëpirës që hanin fara dhe mendonin për dallaverin e ditës së nesërme dhe duke mallkuar veten që ishin në stadium për shkak të shiut! Po po këta njerëz nuk janë lagur ndonjëherë as nga shiu i varfërisë as nga shiu i patriotizmit me të cilin s kanë asnjë lidhje! Bile këta fëlliqësira dolën dhe të fituar nga kjo ndeshje, sepse ashtu thotë i madhi tyre! Kurse mijëra shqiptarë të cilët luftojnë me varfërinë në të cilën po i zhytin çdo ditë plehrat e mësipërme   që mbajnë erë të keqe,  nuk u lejuan të mbështesnin çunat e kombëtares që dhe këta të fundit u ndikuan nga operacioni 'kulturë',duke mos lozur me gjak ashtu si kishin bërë në çdo ndeshje tjetër. 
Të gjithë i mbajmë mënd ndeshjet Kroaci -Serbi, s'do shumë komente! Mos vallë Kroatët janë të pa civilizuar? Kroacia është në Evropë tashmë! Mos vallë ne me këtë civilizim Enverist do futemi në Evropë? (Po bëjë dy minuta pushim sa të pushojë së qeshuri!)
Megjithëse më zuri një e qeshur nevrike po e mbyll duke i uruar kombëtares fitoren me Armeninë dhe shqiptarëve civilizim të mbarë! 

No comments :

/>