FAQE PER BASTE ONLINE -- albitri.com

October 9, 2015

Pozicioni në Poker -Poker Table Position

'Si mund ta dish ku do arrishë në qoftë s'di ku ndodhesh'

Pozicioni që ke në një tavolinë pokeri është shumë i nënvleftësuar nga lojtarët fillestarë.
Pozicioni që keni në lidhje me lojtarin kundërshtarë në një dorë pokeri është shpeshherë faktori kryesor që përcakton se kush do ta fitojë apo humbë atë dorë pokeri!
Para se të futesh për të marrë pjesë në një dorë pokeri, duhet gjithmonë të kesh idenë se kush është pozicioni jot në tavolinë në lidhje me dealer - in. Para madje se të shikosh letrat e tua duhet të shikosh pozicionin relativ në lidhje me dealer - in.
Shikoni foton më poshtë.:

Vëndet në të majtë të button -it quhen early position  (Vëndet e para ) EP
Vëndet në të djathtë të button-it quhen late position  (Vëndet e fundit )LP
Vëndet që ndodhen në mes të këtyre kategorive quhen middle position  (Vëndet e mesit )MP 
Vëndet me të kuq janë early position
Vëndet me blu janë middle position
Vëndet me jeshile janë late position 

EARLY POSITION 
Kur ndodheni në early position apo në vëndet e para pas button-it, jeni më pak të favorizuar në dorën që merrni pjesë për faktin se ju duhet të lozni të parët dorën pas flop-it duke i dhënë informacion lojtarëve që 'flasin' më pas ! Duhet të evitoni pjesëmarrjen në lojë kur ndodheni në këto vende sidomos me letra jo të mira. E vetmja mënyrë që të fitoni dorën në këto vende varret vetëm nga kombinimi më i mirë që mund të keni. Por nuk mund të 'luash' lojtarin kundërshtar, pasi duke folur i pari ju i jepni informacion atij.
MIDDLE POSITION
Pozicioni në mes të tavolinës në lidhje me button-in është sigurisht më i mirë  se early position. Nga ky pozicion mund të luajmë me më shumë letra që na ndahen duke përfituar nga informacioni që marrim nga lojtarët që ndodhen në early position dhe flasin para nesh.
Në qoftë se lojtarët në early position fold-ojnë siç është e drejta kur nuk kanë letër shumë të fortë, atëherë edhe ky vend që kemi tani na detyron të flasim të parët, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm përsëri në përzgjedhjen e letrave që do të lozim.
LATE POSITION
Pozicioni që ka avantazhet më të mëdha në tavolinë. Nga këto vende fitohen duart më të shumta në poker. Ju keni parë se si kanë vepruar lojtarët para jush dhe planifikoni lojën tuaj.
BUTTON 
Ky pozicion është më i mundshmi në poker. Nga ky pozicion mund të 'luash' lojtarët edhe me letra jo fort të mira. Zotërimi i informacionit rreth veprimeve të lojtarëve parafolës e bën këtë pozicion me avantazh absolut! Nga ky pozicion ti luan i fundit pasi është hapur flopi.
CUT OFF 
KY pozicion është tamam një vend para button-it .Është vendi i dytë më i mirë nga mund të lozet një dorë pokeri . Nga ky vend dhe gjithashtu nga button është rasti më i mirë për të vjedh blinds - et.
SI TË PËRDORËSH POZICIONIN NË POKER 
Kur ti ke 'pozicion' në lidhje me një lojtar tjetër, kjo domethënë se ti flet pas atijë në çdo raund të lojës. Kjo domethënë që ata duke folur të parët të japin informacion:
Kur check-arin -mund të jetë shenjë dobësie
Kur Bet - arin mund të jetë shenjë force.
Kur bëjnë bet, sasia e bet-it mund të na japë të kuptojmë diçka
Koha që merr ai para se të veprojnë gjithashtu mund të tregojë diçka.
KONKLUZIONI 
Pozicioni në poker është një nga faktorët kryesorë që dikton fitimtarin në një dorë pokeri.Sa më shumë duar luani nga Button, dhe përgjithësisht nga late position, aq më të suksesshëm do të jeni.
Për të fituar në poker duhet të jesh në gjendje të përfitoni informacion nga para - folësit e tu, dhe kjo bëhet duke pasur 'pozicion'.Kjo dhe përzgjedhja e saktë e kombinimeve të letrave që merre ne nje dore,do tju jape titullin e fitimtarit ne poker!

No comments :

/>