FAQE PER BASTE ONLINE -- albitri.com

October 19, 2015

FITIMI I KOMPANIVE TË BASTEVE -BOOKMAKERS MARGIN

Shumë lojtarë të basteve të futbollit megjithëse luajnë çdo ditë skedinën e tyre në kompani bastesh online apo në dyqane (ku ofrohen në Shqipëri ) ,nuk e dinë se sa fitim kanë këto kompani në një ndeshje.Fitimi që ka një kompani bastesh në një ndeshje që ne lozim ka ndikim direkt në xhepin tonë! 
Po si fitojnë kompanitë?  
Po marrim një shëmbull ku kemi një monedhë dhe e hedhim lartë duke pritur që të bjerë ose 'shkabë' ose 'lekë'.(coin flip)

.Pra ka 50% shanse për njërën dhe po aq për tjetrën.Tani dy veta vënë bastë, njëri për shkabë tjetri për lekë. Sikur ne të merrnim përsipër për të organizuar këtë bast, sa do ta kishim fitimin? Mirë e menduat, fitimi jonë do të ishte 0 lekë....
Sepse nëse njëri lojtar zgjidhte shkabë dhe vendos bastin 10 lekë, tjetri zgjidhte të bjerë monedha në krahun e 'lekut' me bastë 10 lekë. Atëherë sido që të binte monedha bastet do ti fitonte ose njëri ose tjetri, ne si organizator nuk fitonim asgjë. Por po ta merrte këtë bast një kompani bastesh për ta ofruar, atëherë do vendoste që kofiçenti për 'shkabë' të ishte 1.9 gjithashtu për'lekë' 1.9 .Tani dy lojtarët vendosin bastin me 10 euro secili. Në qoftë se fitonte i pari apo i dyti  -do të merrte 1.9 x 10 =19 euro. Të dy kanë vënë bast me nga 10 euro = 20 euro. Pra kompania sido që të bjerë monedha fiton 1 euro. 
E njëjta gjë ndodh dhe me ndeshjet e futbollit, sido që të vijë rezultati kompania është e fituar. Kuotën e fitimit e vendos vetë në momentin kur jep kofiçentët. 
FORMULA E LLOGARITJES SË FITIMIT :
Marrim si shembull një ndeshje me këta kofiçentë për 1 -X- 2  :  2,30  -3,40-3.00 
Formula që përdoret për të parë fitimin e kompanisë është :
1/2,30 + 1/3,40 + 1/3,00 =
0,434 +0,294 + 0,333 =1,061 (duhet te ishte 1 qe mos te kishte fitim) e përkthyer në përqindje = 6,1 % .Kjo është shuma që kompania fiton sido që të vijë rezultati i ndeshjes. Sa më e madhe kjo shumë aq më pakë lekë mbeten për xhepin tonë!Prandajë duhet të bëjmë kujdes se në çkompani do lozim.
Si 'luftohet' ky fitim nga ana jonë? 
1)DUHET LOZUR SA MË PAK NDESHJE QË TË JETË E MUNDUR DHE MUNDËSISHT NDESHJE TEK! Sa më shumë ndeshje lozim aq herë shumëzohet fitimi i kompanive!
2)E dyta mënyrë është të lozim në shumë kompani duke zgjedhur kompaninë me kofiçentin më të lartë për ndeshjen që na intereson. 
3) E treta është të kujdesemi të kuptojmë dhe të zbatojmë dy të parat! 
Lozni ndeshje teke dhe regjistrohuni në shumë kompani online dhe mos ja jepni lekët Malo Bastit apo Pëllumb bastit që kanë dyqane bastesh!

No comments :

/>